ITALI

Ka nisur sërish shpërthimi i vullkanit të Etnës, i karakterizuar nga një aktivitet intensiv strombolian nga krateri me ‘burime llave’, të cilat kanë dalë jashtë në formë rrjedhe.

Fenomeni, i përqendruar në zonën e lartë dhe të shkretë të vullkanit, është shoqëruar nga një formë e madhe hiri vullkanik. Gjatë natës ishin mbylluar aeroportet e Catanias dhe Comiso (Ragusa). Pas një mbledhje të komisionit që menaxhon krizat natyrore është vendosur hapja e Fontanarossas por me operacione të reduktuara.

Sistemi vullkanik duket se është i ‘ngarkuar’ me energji, ashtu siç dëshmohet nga niveli i lartë i dridhjeve në kanalet e brendshme të magmës së Etnës, të regjistruara nga Ingv, instituti i gjeofizikës dhe vullkanologjisë së Catanias. Një tjetër mbledhje e komisionit të krizës parashikohej sot në mëngjes. Deri në një vendim të dytë, në Catania parashikohen vetëm 6 ulje në orë, ndërsa janë konfirmuar të gjitha nisjet e fluturimeve nga ky aeroport.

(da.xha/BalkanWeb)

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: