Portjeri i Kombëtares së Shqipërisë, Etrit Berisha ka komentuar sot në mbrëmje humbjen 0-2 me Spanjën dhe gabimin e tij që u bë shkak për pësimin e golit të parë. Në një intervistë për TVSH, Berisha tha se “ishte një top i kthyer dhe unë u mundova që ta vazhdoja lojën tek Berati por para se ta pasoja topin, ai më foli dhe më tha largoje topin dhe nuk shkoi ashtu siç duhej. Por janë gjëra që ndodhin. Sigurisht më vjen shumë keq. Në pjesën e parë u mbrojtëm mjaft mirë ndaj një ekipi siç është Spanja. Pas golit të parë nuk krijuam më shanse për të barazuar më shansin dhe u ndëshkuam sërish. Ishim të përgatitur për këto lloj ndeshjesh. Unë mendoj që pjesën e parë iu bëmë ballë shumë mirë. Ja këto detajet e vogla që bëjnë të humbitet ndeshja dhe mundësia për ta humbur topin ishte e vështirë”, – u shpreh Berisha.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb