Antonio Conte gëzon për fitoren e Italisë së tij kundër Suedisë pavarësisht se ishte një ndeshje tepër e fortë ai shprehet:

”Ishte një ndeshje tepër e vështirë, sigurisht që në pjesën e parë kemi bërë disa gabime me një Suedi që na mbylli shumë mire hapësirat. Rastet më të shumta i kishim ne, duke përfshirë edhe traversën e Parolos. Kush do ta kishte menduar që pas dy ndeshjeve Italia do të kualifikohej për më tej? Kjo është përgjigja e pare që i japim atyre që nuk besonin tek djemtë tanë dhe aftësitë tona”.

Pas kësaj fitore tashmë Italia kryeson e vetme grupin E me 6-të pikë dhe kualifikohet për në raundin e 1/16.
(b.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: