Juventus barazoi 1-1 me Nantes në Europa League, në ndeshjen e parë të luajtuar para pak ditësh. Sot para mediave ka dalë lojtari i bardhezinjve, Leo Bonucci, i cili dha prononcimin e tij.

“Në Nantes shkojmë për të fituar, për një paraqitje të shkëlqyer, jemi të vetëdijshëm se do të jetë një lojë e vështirë. Europa League është qëllimi i sezonit.Po kthehem në formë. Kam një javë që stërvitem dhe është pozitive” – Tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb