Europa League ka filluar edicionin e ri me nota shqiptare. Ndeshja hapëse Legia e Varshavës përballë Spartakut të Moskës është vendosur nga një gol i orkestruar tërësisht nga shqiptarët.

Ernest Muçi në minutën e 91-të pas një sprinti të shpejtë asistoi Lirim Kastratin për të shënuar golin e vetëm të sfidës dhe të fitores në transfertën ruse.

Dy futbollistët janë shqiptarë, vetëm se njëri përfaqëson Shqipërinë e tjetri Kosovën.   


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb