Sonte do të mësohen skuadrat finaliste të Europa League. Roma ka mundur 1-0 në shtëpi Leverkusen, ndërsa në orën 21.00 do synojë që të menaxhojë këtë avantazh në sfidën e kthimit që do luhet në Gjermani. Pak më parë janë publikuar edhe formacionet, me Xavin dhe Mourinhon që kanë vendosur për titullarët.

Tjetër gjysmëfinale e rëndësishme është ajo mes Sevillias dhe Juventusi në Spanjë. Akti i parë ka përfunduar 1-1, ndaj gjithçka mbetet e hapur. Finalja e UEFA Europa League 2022/23 do të zhvillohet në Puskás Arena të Budapestit më 31 maj 2023.

Më poshtë keni titullarët:

Sevilla (4-2-3-1): Bono; Navas, Badé, Gudelj, Acuña; Fernando, Rakitic; Ocampos, Oliver Torres, Bryan Gil; En-Nesyri. All. Mendilibar

Juventus (3-5-1-1): Szczesny; Gatti, Bremer, Danilo; Cuadrado, Fagioli, Locatelli, Rabiot, Iling; Di Maria; Kean.

Bayer Leverkusen (3-4-2-1)

Hradecky; Tapsoba, Tah, Hincapie; Frimpong, Demirbay, Palacios, Bakker; Ëirtz, Diaby; Azmoun.

Roma (3-4-1-2)

Rui Patricio; Ibanez, Mancini, Cristante; Celik, Matic, Bove, Spinazzola; Pellegrini; Abraham, Belotti.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb