Mbrëmë është mbajtur nata e parë e “Eurovision-it”.

Nga kjo mbrëmje është zbuluar se cilat janë 10 vendet e para finaliste në këtë kompeticion prestigjioz.

Në faqen zyrtare të “Eurovision” është njoftuar se shtetet e kualifikuar në natën finale janë: Norvegjia, Izraeli, Rusia, Azerbajxhani, Malta, Lituania, Qipro, Suedia, Belgjika dhe Ukraina.

Thënë kjo, është njoftuar se ngjarja është mbajtur sipas rregullave të vendosura për pandeminë.

Kujtojmë, se finalja e madhe do të mbahet të shtunën më 22 maj, ndërsa Shqipëria në këtë kompeticion përfaqësohet nga Anxhela Peristeri.

  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: