Rusia është vendi i radhës që opo përfshihet në oepracionin e evakuimit në Afganistan. Atër avionë ushtarakë do të marrin me vete 500 qytetarë nga Afganistani.

Disa ditë më parë, Rusia ishte e hapur të bashkëpunonte me talebanët, por derisa të shihnin se si ata vepronin në qeveri.

Putin ndërkohë kërkoi që grupet ekstremiste islamiste të mos përhapeshin nga Afganistani në Azinë Qëndrore dhe më tej pasi përbënin kërcënim për rajonin.

Po ashtu Rusia ka kritikuar tërheqjen e trupave amerikane nga Afganistani që shkaktoi dhe kaosin e menjëhershëm. Duket se Rusia po punon me disa standarde, por pritet të shihet nëse do të rreshtohet krah SHBA apo talebanëve në rastin e Afganistanit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb