Vllaznia kërkon të mbrojë trofeun e kupës së shqipërisë dhe në gjysmëfinale do të sfidojë Partizanin. Në prononcimin pa shortit, ka folur drejtori i klubit shkodran, Matko Djarmati, i cili nuk e quan short të keq, duke pasur parasysh që Partizani nuk do të luajë në Tiranë në ndeshjen e parë:

“Të fitosh Kupën, sigurisht që do të sfidosh ekipet më të mira të Shqipërisë. Nëse do të kisha mundësi të zgjidhja mes Teutës dhe Partizanit, do të zgjidhja këta të fundit për arsye sepse kundër Partizanit nuk do të luajmë në kryeqytet, do të luajë besoj në Elbasan dhe në ndeshjen e dytë do të luajmë në Shkodër dhe këtu është një plus për ekipin.”

Djarmati thotë se për të marrë pjesë në kupat e Evropës mundësitë më të mëdha janë përmes kampionatit, ku ai është i bindur se do të jetë mes 3 vendeve të para:

“Jemi të zhgënjyer nga sezoni, nuk jemi të gjithë të kënaqur me vendin që ndodhemi në klasifikimin e përgjithshëm në kampionat, por deri në fund kemi mundësi, do të shpëtojmë me një trofe dhe me Kupat e Europës, besoj se do të jetë një sezon më i mirë për ne. Kupa do të jetë dita e fundit kur të mbarojë kampionati, shansin më të shpejtë kemi që të kapim Kupat e Europës në kampionat dhe sigurisht që synimi ynë do të jenë vendet e para në kampionat.”

Vllaznia në fundjavë pret Tiranën në “Loro Boriçi” dhe shkodranët do të kërkojnë të marrin maksimumin, pavarësisht vështirësisë së kësaj sfide.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb