Qytetarët në Finlandë së shpejti do të mund të festojnë aplikimin e vendit për anëtarësim në NATO me një birrë të prodhuar posaçërisht për këtë rast.

Fabrika e vogël e birrës “Olaf Brewing”, me qendër në qytetin e Savolinna, ka krijuar një birrë të quajtur “Otan Olutta”, që do të thotë “Unë marr një birrë”. Otan është gjithashtu akronimi francez dhe portugez i NATO-s.

“Ne donim të sillnim pak humor në këto kohëra të vështira”, tha pronari i fabrikës së birrës, Petteri Vanttinen.

Savonlinna, rreth një orë larg kufirit rus, ka një histori shumë të përgjakshme, një qyetet që u bombardua nga Bashkimi Sovjetik gjatë Luftës së Dytë Botërore.

“Që nga fillimi i luftës në Ukrainë, ne jemi të shqetësuar për fqinjin tonë në lindje”, shtoi ai.

Ashtu si shumë finlandezë të tjerë, Vanttinen ndihet i lumtur për vendimin për t’u bërë anëtar i NATO-s.

“Kur shumë qytetarë mendojnë se ky është një vendim i mrekullueshëm, atëherë pse të mos pijmë për ta festuar atë”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: