Facebook njoftoi të premten se do të fillojë të masë kohën që një përdorues kalon duke parë një histori, dhe në bazë të saj kompania do të përcaktojë edhe se çfarë do të shfaqë më shumë në furnizuesin e lajmeve të një përdoruesi. Më parë Facebook përqendrohej tek pëlqimet, komentet apo shpërndarjet për të përcaktuar se cilat postime janë të rëndësishme për një përdorues. Kjo gjë do të ndryshojë tashmë.

“Vetëm sepse një përdorues nuk pëlqen, komenton ose shpërndan një histori në Furnizuesin e Lajmeve, nuk do të thotë se nuk është e rëndësishme për të,” shkroi kompania. “Ka momente kur, për shembull, njerëzit duan të marrin informacione rreth një eventi aktual të rëndësishëm, por që nuk duan që ta pëlqejnë apo të komentojnë tek ai.”

“Nëse njerëzit harxhojnë më shumë kohë tek një postim në Furnizuesin e Lajmeve në krahasim me postime e tjera, kjo është një shenjë e mirë që tregon se përmbajtja ishte e rëndësishme për ta.”

Kështu, për shembull, nëse do të shpenzonit më shumë kohë duke parë fotot nga dasma e motrës suaj, Facebook do ta shfaqë më shumë këtë postim në furnizuesin tuaj të lajmeve, dhe do të shfaqë edhe postime të tjera nga motra juaj në furnizuesin e lajmeve, raporton krokodili.com.

Qëllimi i Facebook-ut është që ta bëjë Furnizuesin e Lajmeve më interesante për përdoruesit, që të rrisë kështu kohën që ata shpenzojnë në rrjetin social.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: