Në javët në vazhdim të gjithë ju do të vëreni një ndryshim dramatik në kryefaqen e lajmeve në rrjetin social Facebook. Gjigandi amerikan njoftoi se po aplikon ca ndryshime në alegoritmin përgjegjës për menaxhimin e përmbajtjeve që shfaqen në kryefaqen e lajmeve të rrjetit social.

Ky ndryshim ka si synim të nxjerrë në pah më shumë përmbajtje nga miqtë tanë sesa ka qenë deri më sot. Por ka edhe një problem, se është Facebook ai që tani po përzgjedh miqtë tanë më të mirë në rrjetin social çka mund të përbëjë një shqetësim për ca përdorues.

Rrjeti social argumenton se qëllimi i këtyre ndryshimeve konsiston në ofrimin e më shumë përmbajtjeve të preferuara për përdoruesit. Me pak fjalë, rrjeti social dëshiron të ofrojë ato përmbajtje që kanë më tepër rëndësi për ta.

Kohët e fundit, Facebook ka anketuar përdoruesit e tij duke i pyetur ata rreth përmbajtjeve të preferuara që do dëshironin ti shikonin më së shumi në furnizuesin e lajmeve. Rrjeti social hyri më në detaje duke i pyetur edhe për faqet dhe bizneset e preferuara që ata ndiqnin. Dhe bazuar në përgjigjen e këtyre përdoruesve, Facebook ka kryer ndryshimet përkatëse.

Sot një pjesë e madhe e përdoruesve të rrjetit social po ndihen të kërcënuar nga humbja e lajmeve dhe përmbajtjeve të rëndësishme dhe ky ndryshim, të paktën me aq sa Facebook shpjegon, duhet ta adresojë këtë shqetsim të tyre.

Duke i dhënë prioritet përmbajtjeve të përdoruesve krahas përmbajtjeve të faqeve, Facebook po përpiqet të përmirësojë eksperiencat sociale në këtë uebsajt. Disa analistë të tjerë mendojnë se këto ndryshime të shpeshta do të shkaktojnë pakënaqësi të mëdha tek përdoruesit sepse këto të fundit duan të vendosin vetë çfarë të ndjekin dhe jo Facebook.

Një gjë është e sigurtë: Tashmë bizneset duhet të shqetsohen nga ndryshim i ri, të cilin ne e shohim më shumë si një avantazh që i krijohet biznesit të reklamimit të rrjetit social.

(d.d/pcw/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: