Nëse jeni duke kërkuar këshilla prindërimi ose restorantet e reja më të mira në lagjen tuaj, Facebook Groups është i dobishëm në gjetjen e komuniteteve virtuale rreth temave të ndryshme.
Tani Facebook po teston një tipar “Zbulimi” të dedikuar brenda seksionit Grupe, duke e bërë më të lehtë të bashkohesh në një bisedë.
Një tab i ri do t’ju lejojë të shfletoni në Grupet e hapura dhe të mbyllura sipas kategorive, duke përfshirë grupet ku janë miqtë tuaj dhe Grupet lokale. Ju mund të shikoni se çfarë po fiton vëmendje në rrethin tuaj dhe në qytetin tuaj.
Tipari i Zbulimit është i thjeshtë dhe intuitiv për tu përdorur. Është për tu surprizuar që u desh gjithë kjo kohë për të dalë diçka e tillë.
Zbulimi ofron 25 kategori të ndryshme si prindërimi , sport, ushqim,shitje&blerje, rrjete, kafshë, kohë e lirë, mbështetje &komfort dhe udhëtime. Çdo faqe temash thekson Grupet e sugjeruara bazuar në popullaritetin dhe personat që mund të njihni dhe që janë tashmë anëtarë.
Më parë ju duhet të shkruanit fjalën kyç në rreshtin e kërkimit për të gjetur Grupe lidhur me të ose të prisnit që një mik t’ju ftonte të bashkoheshit.
Ndërkohë që vetëm një grup i zgjedhur e kanë këtë tipar për momentin, Facebook ka thënë se do e lëshojë këtë tipar më gjerësisht në të ardhmen e afërt.
Përveç krye-faqes, Grupet është tipari më i përdorur brenda aplikacionit. Rreth një miliard njerëz përdorin Grupet çdo muaj.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: