“Facebook”-u ka bllokuar profilin e një vajze , vetëm sepse quhet ISIS. Vajza thotë se rrjeti social e ka konsideruar si terroriste dhe pavarësisht se i ka dërguar një foto të pasaportës, drejtuesit e “Facebook”-ut nuk ja kanë kthyer faqen e saj.

Vajza e ka denoncuar rastin në rrjetin social “Twitter”, ku ka marrë edhe një përgjigje nga njëri prej përgjegjësve të Facebook-ut, i cili e ka siguruar se pas verifikimeve të nevojshme llogaria do të rihapej sërish.

Në fakt pas rreth një orë nga mesazhi i saj në “Twiter” , “Facebook”-u vendosi të zhbllokojë faqen e Isis Anchalee.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: