Ish-deputetja Nora Malaj thotë se shembjet e paligjshme të IKMT në Prestige Resort kanë shkatërruar ëndrrat e fëmijëve teksa tregon eksperiencën personale te ky resort nëpërmjet syve të mbesës së saj.

Malaj tregon sesa shumë është mërzitur mbesa e saj kur u shembën disa nga ambientet e Prestige Resort.

Nora Malaj shprehet se kush prish ëndrrat e fëmijëve “është i mallkuar”.

Postimi i Nora Malajt:
Kush ia prishi ëndrrat femijeve!
Dallëndyshet kur shtegtojnë nuk prishin folete e tyre.

Kjo verë për mua nuk ka qene e mire nga ana shendetesore dhe vendi ku mundesha te gjeja pak paqe e te ishin mjediset e Resort Prestige.

Mundësia e vetme qe une te rrija e qete dhe mbesa te luante te Pishinat e femijeve.
Cdo mëngjes kur ngrihej ajo me thoshte: “Sa mire qe u ndertuan keto pishinat si e vogla dhe kjo e madhja se me duket vetja si ne Disnei Lend. Sa mire o nena, ti them edhe Sares e shoqeve te tjera se mamate e tyre nuk kane shume para per te shkuar jashte ne Paris apo Itali dhe ketu edhe ato gezojne dhe mamate e baballaret pushojne. Dhe nuk është shume shtrenjte apo jo?”

Teksa vazhdonim biseden, une gezohesha qe mbesa ime kishte cfare te tregonte kur te takohej me shoqet ne keto dite te para te fillimit shkollor dhe jo vetem kaq, por edhe ta donte turizmin e vendit te saj dhe te enderronte qe gjerat te behen me mire. Ja që na ishte thjesht nje enderr vere, se sapo hyri vjeshta, ne pike te mengjesit, fadromat e policet erdhen e bene baterdine. Ime mbese filloi te qante, teksa shihte pamjet ne TV. Si do tua thoshte shoqeve sesa shume ishte kenaqur te “Diznei Lendi” shqiptar, si do t’u thoshte qe u prish pishina e femijeve, si do te thoshte qe u prish shatërvani qe ajo e donte aq shume?? Pse???

Per te pare a shkonte uji ne det, apo pse duhej bere pishina me uje deti, qe ne fakt e tille ishte.
A nuk ishte ky resort bujar dhe shume te tjere ne Durres, qe strehuan me miresi qindra e mijera afganë??
A meriton te trajtohen kështu bizneset, duke i thyer e goditur nen brez?

Ligjet nuk janë ndërtuar per te shkatërruar, por per te parandaluar te keqen dhe per te gjetur rruget e zgjidhjes.

A e dini qe ne kete restort punojne 270 punonjes dhe sot i shihje me lot ne sy, duke iu lutur Zotit “Buken e perditshme falna o Zot”! Dhe mos te harrojme qe keta jane taksapaguesit e shtetit.

Kush i paguan keto drama sociale, femijet qe iu prishen endrrat e tyre, punonjësit qe iu garantohet jetesa e tyre, turistet qe kane paguar per te kaluar momente te bukura dhe qe do largohen nga Shqiperia me imazhin e fadromave, apo dallendysheve qe behen gati te shtegtojnë, por qe po ikin me frike se fadromat po ua prishin shtepite e tyre.

Nje ngjarje ku mbledh brenda te gjitha kronikat e paralajmëruara se çfare do ndodhi.
Dhe teksa policet janë te lodhur, fadromat prishen, shteti – ky tiger prej letre vazhdon te shkaterrojë, jo te ndertojë. E dhimbshme dhe e frikshme kur ende sezoni turistik nuk ka mbaruar

E fundit: Mosmirënjohja është mekati me i madh. Mos harroni se kur biznesi te shtrin doren e te hape deren ne dite te veshtira, shteti nuk duhet ta godasë me goditje nen brez, qe t’i mbylli gojën medias qe thote te verteta qe therin e dhembin. Kujdes, kush prish ëndrrat e fëmijëve është i mallkuar!

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb