Fakulteti i Drejtësisë në Universitetin “Luarasi” çel nesër raundin e parë të aplikimeve për maturantët. Të ftuar në rubrikën “Opinion” Dorina Gjipali dhe Blerina Blerina, Drejtuese e Departamentit të së Drejtës Publike dhe Private, thanë se kjo degë është mjaft e kërkuar.

Ndër arsyet kryesore është mësimdhënia e stafi pedagogjik, si dhe jetëgjatësia e Universitet, duke nxjerrë plot 16 breza në tregun e punës.

“Nesër nis aplikimi për raundin e parë për regjistrimet në universitet, ky raund fillon në 29 korrik dhe vazhdon deri në 3 gusht, ku maturantët kanë të drejtë të zgjedhin 10 preferencat e tyre sa u përket institucioneve të arsimit të lartë. Në këtë këndvështrim ky proces është shumë i rëndësishëm, sepse është faza fundore e një procesi që ka ndodhur gjatë vitit akademik në “Luarasi”, ku kemi pasur mundësoi të flasim dhe këshillojmë shumë maturantë për karrierën, dhe patjetër tu shpjegojmë pse Fakulteti i Drejtësisë në Universitetin e “Luarasi” bën diferencën me fakultetet e tjera”, u shpreh Dorina Gjipali, Drejtuese e Departamentit të së Drejtës Publike në Fakultetin “Luarasi”.

Ndërkohë Blerina Blerina Shkurti, Drejtuese e Departamentit të së Drejtës Private, u shpreh se arsyet se përse maturantët zgjedhin Universitetin “Luarasi” janë të shumta, por nënvizoi se pika të forta janë stafi pedagogjik, si dhe jetëgjatësia e këtij Fakulteti.

“Jetëgjatësia është domethënëse në jetën e një universiteti. Ky fakultet ka çelur dyer në vitin 2003. Diploma  e universitetit “Luarasi” është një diplomë e afirmuar dhe e njohur në institucionet shtetërore dhe private.

Ajo që dua të cek është që jetëgjatësia e stafit akademik, është një staf që ka qëndrueshmëri të gjatë, gati 20 vite punë, që tregon se stafi vlerëson seriozitetin e institucionit dhe kualitetin e studentëve, pra janë të kënaqur me rezultatin që nxjerrin dhe që i mbikëqyrin gjatë viteve të punës.

Stafi është i mirënjohur, vijnë nga radhët e drejtësisë, nga nivelet më të larta. Kjo ndihmon studentin të marrë një eksperiencë teorike por dhe praktike, dhe ndihmon edhe në gjetjen e punës më pas”, u shpreh ajo.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb