Profesor Doktor Gëzim Boçari tha se Fakulteti i Shkencave Mjekësore në Universitetin Luarasi është një urë që po ndërtohet. I ftuar në rubrikën “Opinion” në Neës24, Boçari deklaroi se kurrikula e fakultetit që ofrohet është e përmirësuar dhe bashkëkohore.

“Infermieria është dega më e kërkuar. Ambientet e fakultetit janë shumë të mira, personeli në kuptimin akademik është më imiri. Kanë shansin të gjithë ata që duan të diplomohen në infermieri, të marrin një diplomë të certifikuar, të njohur kudo. Po aq e nevojshme është dhe stomatologjia që jemi deficitarë. Kurrikula e fakultetit që ofrohet është e përmirësuar dhe bashkëkohore. Është në konkurrencë mes privatit dhe shtetërorit. Duhet falënderuar kompania që e ka hapur këtë mundësi dhe plotëson një mangësi të shërbimit në vend”, tha Boçari.

Ai theksoi se infrastruktura është e plotë dhe e modernizuar, me laboratorë dhe të gjitha. “Është më cilësorja. Pedagogët më të mirë që kanë dhënë vite të tëra pune. Unë jam diplomuar në 1971.

Më kujtohen fjalët e profesorit Ylli Popa, të shmebim një mur e të ngremë një urë. Muri është shembur tani duhet të ndërtojmë një urë, ky fakultet është ura.
Farmacia është po aq e kërkuar dhe po aq fitimprurëse. Po ecim me hap të ngadaltë dhe duhet të fitojmë kohën e humbur. Kur m’u kërkua nga profesor Petriti të vija, pranova menjëherë”, u shpreh ai.

Profesor Boçari tha se struktura është ajo e shtetërorit shumë vite më parë, por e përmirësuar. “Të gjithë mjekë e farmacistë në Shqipëri më njohin sepse kam dhënë lëndën e farmakologjisë, iu bëj apel atyre që nipër, mbesa e të njohur të zgjedhin Luarasin”, bëri apel profesori i njohur.

Petrit Banja: Kur studenti merr një diplomë të akredituar, ne duhet të hymë në atë start. Universitetet publike dhe profesorët e tyre janë një e mirë kombëtare. Ata duhet të japin në të gjitha shkollat mësim. Sot në botë, sipas Bolonjës, këmbehen kreditet në të gjitha vendet. Ne në universitetin tonë, kemi një risi sepse do të mbështetemi financiarisht, për një temë diplome. Ne kemi përvojën, cilësinë, për të konkurruar me publikun.

Pra emri i Luarasit, përvoja juaj, infrastruktura janë garancia, tarifat?

Petrit Bara: 1400 për infermierinë, 2400 për farmacinë dhe 2800 për mjekësinë. Ftojmë studentët të vijnë. Ata duhet të aplikojnë për Universitetin Luarasi dhe do të gjejnë një staf të gatshëm për ta. Regjistrimet kanë filluar, kemi një kontingjent të vogël regjistrimesh, por jemi ende në pritje. Ne do të plotësojmë një kontingjent bashkëpunues, jam i sigurt.

Një mesazh të fundit?

Gëzim Boçari: Të gjithë ata që më njohin, të rekomandojnë njerëzit e tyre që të kenë preferencë të parë Universitetin Luarasi sepse do të kenë gjithçka që duhet.

Petrit Bara: Ne i garantojmë që do të gjejnë ambient të këndshëm, sqarues, me një kërkesë llogarie rigoroze. Te ne bëhen mësime, leksione, s’ka neglizhencë, ne do të punojmë në formimin shumë të mirë të studentëve tanë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb