Aleksandër Ceferin e ka kthyer në diçka personale kundër Juventusit dhe ky është konfirmimi që ka ardhur nga Budapesti, pas finales së Ligës së Europës, mes Romës dhe Seviljës, e fituar nga këta të fundit pas lotarisë së penalltive.

ceferin.gravina.1400×840

Të mërkurën, në hollin VIP të impiantit hungarez, ka ndodhur një takim mes Gabriele Gravinës, presidentit të Federatës Italiane të Futbollit dhe numri një të UEFA-s.

Pavarësisht se deri në momentin e shkrepjes së aparatëve fotografikë, Gravina dhe Ceferin ishin shumë të qeshur dhe shumë të dashur me njëritjetrin, me t’u akomoduar në një prej salloneve VIP ngjitur me tribunën kryesore dhe mbylljes së dyerve, media italiane raporton se menjëherë tonet janë bërë shumë serioze, pasi kreu i qeverisë europiane të futbolli ka qenë shumë i nervozuar dhe i zhgënjyer me Gravinën, për trajtimin e çështjes së skandalit të fshehjes së pagave.

Presidenti i UEFA-s nuk e ka mirëpritur aspak paktin mes federatës dhe klubit bardhezi, i cili ia ka hedhur një skandali kaq të madh (sipas Ceferinit) me vetëm 718 mijë euro gjobë, ndërsa Aleksandër Ceferin priste që Juventusi të bëhej shembull dhe të lihej jashtë kompeticioneve UEFA.

Kreu i qeverisë kontinentale, edhe pse Andrea Anjeli është larguar tashmë, nuk e mirëpret aspak faktin se pavarësisht shantazheve në prapaskenë, as Aleksandër Ceferin e ka kthyer në diçka personale kundër Juventusit dhe ky është konfirmimi që ka ardhur nga Budapesti, pas finales së Ligës së Europës, mes Romës dhe Seviljës, e fituar nga këta të fundit pas lotarisë së penalltive.

Të mërkurën, në hollin VIP të impiantit hungarez, ka ndodhur një takim mes Gabriele Gravinës, presidentit të Federatës Italiane të Futbollit dhe numri një të UEFA-s. Pavarësisht se deri në momentin e shkrepjes së aparatëve fotografikë, Gravina dhe Ceferin ishin shumë të qeshur dhe shumë të dashur me njëritjetrin, me t’u akomoduar në një prej salloneve VIP ngjitur me tribunën kryesore dhe mbylljes së dyerve, media italiane raporton se menjëherë tonet janë bërë shumë serioze, pasi kreu i qeverisë europiane të futbolli ka qenë shumë i nervozuar dhe i zhgënjyer me Gravinën, për trajtimin e çështjes së skandalit të fshehjes së pagave.

Presidenti i UEFA-s nuk e ka mirëpritur aspak paktin mes federatës dhe klubit bardhezi, i cili ia ka hedhur një skandali kaq të madh (sipas Ceferinit) me vetëm 718 mijë euro gjobë, ndërsa Aleksandër Ceferin priste që Juventusi të bëhej shembull dhe të lihej jashtë kompeticioneve UEFA.

Kreu i qeverisë kontinentale, edhe pse Andrea Anjeli është larguar tashmë, nuk e mirëpret aspak faktin se pavarësisht shantazheve në prapaskenë, as për fryrjen e çmimeve për shitjen e disa futbollistëve ndër vite, Aleksandër Ceferin beson se kaq mjafton që ai dhe ndihmësit e tij, deri në fund të muajit qershor, të mund të shprehen dhe t’i japin goditjen finale Juves, duke e dënuar me të paktën 1 vit penalizim dhe lënie jashtë Kupave të Europës./ Panoramasport

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: