Një 57-vjeçar me iniciale K. Gj ka rënë në pranga në qytetin e Himarës pasi ka falsifikuar dokumenta me qëllim përfitimin e pronësisë së një sipërfaqe toke në qytetin e Himarës.

Atij iu caktua masa ‘arrest me burg’ për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale”.

Sakaq, materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë: 

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko–Financiare, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore, ndaluan shtetasin K. Gj., 57 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë, me vendimin e datës 22.10.2022, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale”. Ky shtetas dyshohet se ka falsifikuar dokumenta me qëllim përfitimin e pronësisë së një sipërfaqe toke në Himarë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: