Forcat izraelite janë tërhequr pas një ofensive 2 javore në spitalin Al-Shifa të qytetit të Gazës.
Gazetari i agjencisë zyrtare të lajmeve palestineze, Khader Al Za’anoun, sjell dëshmi në lidhje me situatën në terren, ku shprehet si situata është si një film horror.
“Buldozerët shtypën trupa njerëzish kudo edhe në oborrin e spitalit. Shumë familje po kërkojnë të dashurit e tyre dhe nuk i gjejnë dot. Disa prej tyre madje e dinë se janë vrarë, por trupat e tyre janë zhdukur. Ne gjetëm familje të tëra të vdekura dhe trupat e tyre janë dekompozuar në shtëpitë përreth spitalit “, tha Khader Al Za’anoun.
Al Za’anoun tha se të mbijetuarit në kompleks ishin të kequshqyer.
“Njerëzit që janë gjallë brenda spitalit po vuajnë nga uria pasi u jepej një shishe ujë në ditë për ta ndarë për gjashtë persona,” tha ai.
Në një deklaratë që konfirmonte tërheqjen e tyre nga spitali, ushtria izraelite tha se trupat e saj kishin vrarë terroristë duke parandaluar dëmtimin e civilëve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: