Kryeministri Edi Rama po mban sot fjalën e tij në Asamblenë e Përgjithshme të Këshillit të Europës në Strasburg.

Ai foli mes të tjerash mbi arrestimin e krerëve të UÇK-së për akuzat për trafik organesh gjatë kohës së luftës.

Rama u shpreh se gjithçka ishe një fantazi e krijuar në Kremlin me mjeshtëri e më pas e sjellë në Europë. Kryeministri e quajti Hashim Thaçin, një nga liderët e UÇK që është ende në gjykim në Dhomat e Posaçme, një personazh të Kafkës, i cili u arrestua nga autoritete të largëta për një akuzë të paqenë.

“Nuk kishte furnizim me energji e ujë, nuk është vendi ideal për ndërhyrje të këtij lloji të sofistikuar si heqja e organeve. Ju kërkoj ndjesë për këtë përfytyrim por mendoni të hiqni organe pa ujë energji e rrugë transporti. fshatarët u pyetën e u përgjigjën se kurrë jo vetëm që nuk kishin parë por dëgjuar të tilla gjëra. Për heshtjen e tyre fantazitë që u paraqitën para Asamblesë, morën përgjigje. Shkruhet se u referohen kërcënimeve. Fshatarët ishin kërcënuar nga UÇK dhe droga e prostitutat silleshin nga larg për të heshtur fshatarët. Në rrethana të zakonshme ngatërrimi i një fshati të vogël shqiptar me një rrugë dritash të kuqe në Europë të bën të qeshësh me naivitetin e atyre që e përpiluan. Por nuk është për të qeshur që shqiptarët, të Shqipërisë apo Kosovës etiketohen me respekt të pamjaftueshëm për shoqërinë civile apo vetë raporti pranon se në moment e thelbësore hetuesit nuk kishin kontakt, pra bënë thashethemesh?

Ka disa fjalë në fund që do kishin bërë xheloz Kafkën e Dostojevskin. Thuhet që disa prej akuzave nuk mund të mbështeteshin por pretendimet mbeteshin. Nuk është për të qeshur që hetuesit punonin në kufizime financiare e nuk kishin burime për një hetim ligjor siç duhet. Përgjatë procesit specialistë e diplomatë bënë thirrje për kujdes. ishin si ju të ulur këtu por dinin shumë e nuk është për të qeshur që Kushne atëherë përfaqësues i Sekretarit të OKB theksonte ju lutem ju lutem mjaft me këtë ndaluni dhe pretendimet janë të dyshimta.

Shtëpia e verdhë fantazmë e gjeti rrugën deri këtu jo vetëm për të ngërthyer imagjinatën ,. por edhe votimin dhe sallën, shtëpi e gjithë europianëve.

Nga ata që janë BE tek ata që kanë vetëm E e jo B.

Gjenerali juaj kërkoi një ushtri organesh që nuk ekzistonte. U krijuan Dhomat e Specializuar që çuan në arrestimin e ish krerëve të UÇK. Imagjinoni liderin e vendin tuaj që merret nga zyra e tij dhe merret nën mbikqyrje e vihen nënë arrest pa asnjë aktakuzë reale.

Do ishte e përshtatshme ta quanim Josef K si personazhi i Kafkës u arrestua nga një autoritet i largët. Thaçi dha dorëheqjen e e vuri veten në shërbim të drejtësisë të cilës i besonte sepse për të kishte vënë jetën në rrezik,. Është ende aje një Josef K i gjallë i krijuar nga një lajm i rremë. Mos ma merrni për keq nuk jam këtu të vë në diskutim Dhomas Speciale apo procesin e rregullt gjyqësor, por të vë në dyshim burimin e neveritshëm e të diskutoj faktin që në aktakuzën që u paraqit një vit pasi Thaçi u burgos. Nuk ka as edhe një fjalë të vetme që përmend qartësisht apo me nënkupim trafikun e organeve. Është një çështje që nuk ekziston dhe kjo është pse jam këtu sot, sepse pritëm me durim nëse do të dilte diçka. Është një fantazi e fabrikuar në Kremlin dhe e kontrabanduar në kanalet e politikës ndërkombëtare dhe e sjellë në tempullin e të drejtave të njeriut.

E kuptoj simetrinë, rëndësinë e paanshëmrisë, nevojën për të hetuar, gjërat kërkojnë kohë para se të merret vendim por në një pikë manovrat e vonesat e humbasin vlerën”, tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb