Gareth Bale shkëlqeu edhe një herë më fanellën e Uellsit, dy gola që i dhuruan përfaqësueses së tij një biletë për në finalen e playoff. Për ironi të fati, Bale shkëlqen vetëm me përfaqësuesen pasi me Real Madrid as që preferohet nga Carlo Ancelotti.

E sigurt që në fund të sezonit, sulmuesi do të largohet nga Madridi, për më tepër do të largohet falas, por mbetet e paqartë se ku do të vijojë karrierën.

Uefa Champions League"real Madrid V Manchester City Fc"
Uefa Champions League”real Madrid V Manchester City Fc”

Në Angli janë të bindur se Bale do të rikthehet te Tottenham Hotspur, skuadër ku u bë i famshëm dhe një vit më parë ishte në huazim. Kjo mbetet ende për tu përcaktuar pasi kjo lëvizje është e kushtëzuar shumë me të ardhmen e Harry Kane.

Son Kane Spurs Burnley Scaled
Son Kane Spurs Burnley Scaled

Golashënuesi i dytë më i mirë i të gjithë kohërave me fanellën e Anglisë, mbetet ende në treg, nuk është e qartë nëse do të vijojë të qëndrojë në Londër. Sipas mediave angleze, Kane mbetet në pritje se çfarë do të bëjë Conte, nëse italiani largohet nga “gjelat” edhe Kane pritet të bëjë të njëjtën gjë.

Conte
Conte

Këto lëvizje pritet të kenë efekt domino në të ardhmen e Bale që mund të rikthehet në Londër, për të veshur edhe një herë fanellën e Tottenham.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb