Detaje të reja zbardhen nga atentatin i djeshëm me tre të vrarë te mbikalimi i Fushë-Krujës.

Bazuar te hetimet, burime të sigurta i thanë New24 dhe BalkanWeb se i gjithë atentati ka zgjatur rreth 120 sekonda, nga momenti që atentatorët qëlluan me breshëri plumbash makinën ku ndodheshin Brilant Martinaj, Diklen Vata, Besmir Hoxha, deri në momentin që i zunë pritë të rinjve. Sipas këtyre burimeve, ndaluan dhe dolën nga mjeti tre persona dhe qëlluan përsëri drejt makinës ku ishin 3 viktimat dhe më pas i vendosën flakën dhe u larguan.

E gjitha kjo ka zgjatur vetëm 120 sekonda dhe saktësia dhe precizioni i autorëve ka qenë tepër i lartë duke e mbyllur atentatin dhe ekzekutuar tre të rinjtë vetëm në pak çaste.

Ndonëse kanë kaluar shumë orë nga ngjarja, ende nuk ka një autorë të identifikuar për ngjarjen. Ndërkohë, dy mjete janë gjetur të djegura në zona të ndryshme në Fushë-Krujë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb