Momo Salah-Liverpool shkëlqejnë në fushë por jashtë sajë mes dy palëve ka një hendek të madh. Sulmuesi egjiptian ka një kontratë me të kuqtë deri në 2023, prej kohësh po përpiqen të gjejnë gjuhën e përbashkët për të shkuar drejt një rinovimi të mundshëm, por për momentin gjetja e një akordi duket shumë larg.

Agjenti i Salah as që ka ndërmend të marrë parasysh ofertën e fundit të bërë nga Liverpool. Nëse ‘The Reds’ nuk i paraqesin një ofertë rekord, në fund të këtij sezoni Salah pritet të largohet.

Salah Liverpool
Salah Liverpool

Në kushtet kur pas këtij sezoni futet në vitin e fundit të kontratës negociatat ndërlikohen gjithnjë e më shumë, për këtë arsye Liverpool duhet të nxitojë, në të kundërt Salah dhe agjenti i tij do të vlerësojnë ofertat e tjera.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: