Inter-Lazio duelojnë jo vetëm në Serie A por dhe në merkato, “mollë sherri” mbetet prej kohësh qendërmbrojtësi i Kombëtares, Marash Kumbulla. Zikaltërit ishin një hap përpara të gjithë konkurrentëve pasi vetë lojtari kishte shprehur pëlqimin e tij për një transferim në Milano por oferta e Marotta nuk është më e mira në qarkullim: 25 milion euro plus 3 të tjera në formë bonusesh. Lazio me Igli Taren duket si e kanë prishur punë Inter pasi kryeqytetasit kanë një dorë një ofertë me joshëse: 20 milion euro kesh plus kartonin e dytë lojtarëve, talente të klubit lacial.

Tare
Tare

Tare prej kohësh ka nisur negociatat personalisht me Kumbullën dhe pasi ka marrë pëlqimin e lojtarit ka fiksuar një takim me përfaqësuesit e Verona, çka mund të sjell dhe mbylljen e marrëveshjes brenda 48 orëve. Jo vetëm efekti Tare, presidenti Lotito ka gjithashtu një marrëdhënie shumë të mirë me presidentin e Verona, të gjithë këto faktor sipas Sky Sport e bëjnë Lazion favorit për të arritur marrëveshjen përfundimtare me një nga lojtarët më të kërkuar në Serie A.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb