BRAZIL-Protestat, konfliktet e shumta politike, varfëria dhe miliona euro të hedhura dëm.Kjo është me tre fjalë, panorama e Brazilit 9 muaj pas përfundimit të kampionit botëror të futbollit.

Një reportazh i Sportmediaset përcjell një imazh tragjik të vendit latin. Impiantet ku morën jetë ndeshjet magjike të kampionatit botëror janë lënë në mëshirë të fatit të kthyera tashmë si kështjella në shkretëtirë, të cilat brenda tyre ruajnë nostalgjinë e magjisë së futbollit, teksa jashtë është beteja gjakatare e mbijetesës.

I fundit në rradhë i braktisur në fatin e tij është stadiumi i Fonte Arenas në Salvador, tetaër, ku Spanja ish-kampion bote u shëmb nën këmbët e Hollandës të “fluturesit” Van Persie me rezultatin 5-1. Ky stadium i kushtuar para një viti rreth 173 milion euro në rrethinat e tij është kthyer në një kosh mbeturinash dhe jo vetëm.

Reportazhi thekson se është mirë të mos kalosh tek stadiumi “Mane Garrinchia” të kryeqyteti Brazilia, ku u zhvillua dhe takimi mes Brazilit dhe Hollandës për vendin e tretë, i cili gëzon statusin e një garazhdi për autobuzë të linjës urbanedhe interurbane.

Ky stadium tashmë mikpret 400 autobuz çdo ditë, ndërsa ka kushtuar plot 490 milion euro. Në reportazh theksohet se këto janë thjesht dy monumentet e e fundit të rënanga një furtunë varfërie dhe konfliktesh të cilat në udhën e tyre mund të rrëzojnë monumente të tjera në Brazil, mes tyre edhe të famshmin “Maracana”.

(a.n/ata/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: