TIRANE- Ish-shefi i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi, rikthehet në aktivitetet politike të Lëvizjes Socialiste për Integrim gjashtë vjet pas largimit nga kjo forcë politike.

Klosi, dikur kandidat për deputet në zonën e Mallakastrës, ka qenë i pranishëm në një nga takimet e Shyqo Kapllanit, kandidat i LSI­-së për zgjedhjet e 21 qershorit, shkruan Gazeta Panorama.

Ai ka mbajtur edhe një fjalim në aktivitetin ku merrnin pjesë edhe Petrit Vasili, Pirro Lutaj dhe Petro Koçi.
Ish-shefi i SHIK-ut ishte një nga njerëzit e afërt të Ilir Metës pas ndarjes nga Partia Socialiste dhe në vitin 2005 kandidoi për deputet në zonën e tij të lindjes, Mallakastër, por nuk fitoi.

Në vitin 2009 ai doli publikisht kundër marrëveshjes së LSI-­së me Sali Berishën dhe u shkëput nga politika. Ditët e fundit ai është bërë pjesë e një debati me Pandeli Majkon dhe figura politike të Prishtinës për rolin e UÇK-së dhe Ibrahim Rugovës në luftën e Kosovës.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: