Fatou, gorilla më e vjetër në botë, mbush sot 65 vjeç. Fatou, një gorillë që besohet të jetë ekzemplari më i vjetër i specieve të saj në botë, sapo ka festuar ditëlindjen e saj të 65-të në kopshtin zoologjik të Berlinit.

“Zonja jonë Gorilla sot feston ditëlindjen e saj të 65-të, duke e bërë atë gorillan më të vjetër në botë”, shkroi kopshti zoologjik në Instagram, raportoi CNN.

“Edhe këtë vit nuk mund të mungonte torta tradicionale e ditëlindjes. Ushqimi i ditëlindjes është gjithmonë diçka shumë e veçantë për Fatoun”, tha kopshti zoologjik. Fotot në postim tregonin gorillën e madhe duke shijuar një tortë të zbukuruar me manaferra dhe fruta me simbolin “65” të viteve që ajo mbush.

(Ansa/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb