Isabelle Goulart festoi 39 vjetorin dhe një sërë surprizash e prisnin bukuroshen braziliane në ditëlindjen e saj .

Miqtë e supermodeles përgatitën një festë private në një plazh ekzotik, siç shihet në postimin e Goulart në Instagram.

Me një fustan të gjatë sateni të bardhë me të çara anësore, Isabelle Goulart festoi ditëlindjen mes zjarreve në plazh, ëmbëlsirave të mëdha të përgatitura nga miqtë e saj të ngushtë, si dhe disa tullumbace mbresëlënëse prej ari.

Në mbishkrimin e postimit, ajo shkroi: “Kam miqtë më të mirë. Nuk mund të kërkoja asgjë më shumë për ditëlindjen time! Faleminderit për të gjitha mesazhet e ditëlindjes, ndjej shumë dashuri nga të gjithë.”

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Postimi i Kevin Trapp
Me një foto të butë verore ku ata janë përqafuar, partneri i saj i ka bërë dedikimin e tij në Instagram, mbi foto:

“Dashuria ime, partneri im, shoqja ime më e mirë, gjithçka imja!!! Sot është dita jote, ti ke ditëlindjen!! Te uroj shumë lumturi dhe shëndet, qoftë dita juaj e veçantë si ju!! Te dua shume”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb