Ideja për shtyrjen e Euro 2020 merr më shumë kuota dhe pritshmëritë që të zyrtarizohet pas video-konferencës së UEFA-s me 55 federata anëtare gjatë së martës janë shumë të mëdha. Në fakt janë federatat ato që janë bërë bllok për të detyruar qeverinë europiane të marrë këtë vendim. Për këtë janë të sigurta mediat italiane.

25837428 0 Image A 35 1583934670303
25837428 0 Image A 35 1583934670303

Sipas tyre, shtyrja e finaleve të Kampionatit Europian as që diskutohet, ndërsa për t;u vendosur mbetet se cila do të jetë periudha për zhvillimin e turneut. Një skenar është që të luhet brenda këtij viti, nga nëntori në dhjetor, duke i dhënë mundësi kampionateve, kupave lokale dhe ndërkombëtare të mbyllin edicionet që janë ndërprerë. Në rastin më të keq. Pra, nëse nuk shuhet apo të paktën të zbehet alarmi për Coronavirus, Euro 2020 të shtyhet për verën e ardhshme.
(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb