Në shtëpinë e Barcelonës ka ende besim se në orët e fundit të merkatos mund të realizojnë një “dopietë” blerjesh, madje dy blerje të bujshme, dy portugez të famshëm. Sipas A Bola: Barcelona po tenton të afrojë në “Camp Nou”, Joao Cancelo nga Man.City dhe Joao Felix nga Atletico Madrid. Ky i fundit kërkon të përmbush ëndrrën e tij që fëmijë, te vesh fanellën blugrana. Nuk ka asnjë pengesë nga ana e Atleticos, për më tepër pasi Felix shprehu këtë dëshirë tifozët iu kthyen kundër, nuk e dëshirojnë më në Madrid.

Aaa
Aaa

Problemi në këtë pikë është i njëjtë, përpara se Barcelona të transferojë lojtarë, është e detyruar të shesë, në mënyrë që të jetë korrekt me rregullat e UEFA. Barcelona duhet fillimisht të mbyll transferimin e Clement Lenglet tek Aston Villa dhe të shes Ansu Fati. Për talentin spanjoll ka një interesim të fortë nga ana e Tottenham Hotspur. Nëse arrijnë në kohë të mbyllin këto dy largime, atëherë mund të afrojnë në Barcelonë, Joao Felix dhe Cancelo-n.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb