POGRADEC

Prej mëngjesit të kësaj të mërkure, dy fëmijë të mitur kishin humbur kontaktet me familjarët e tyre.

Gazetarja Lorena Kodra raporton për “Balkanweb” se fatmirësisht pas disa orësh kërkime nga forcat e policisë, fëmijët janë gjendur.

Bëhet fjalë për motër e vëlla 7 dhe 4 vjeç, ndërsa burime nga policia bëjnë të ditur se fëmijët janë gjendur rreth orës 13:00.

Fëmijët janë dorëzuar pranë familjarëve të tyre në gjendje të mirë shëndetësore.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb