Vetmia për ty është oborri i shkollës, aty mësohen dinamikat e tribusë: lojërat e ligësisë. Rebelimi është shumë i famshëm, megjithatë pothuajse të gjithë i binden autoritetit të liderëve: nuk ka shkelës të aftë për të mbrojtur një vajzë të margjinalizuar. Për faj të ngacmimit mban mend të gjitha heshtjet që mundoheshin të fshihnin sulmet. Që aty ti mësove që janë të paktë ata që mbështesin të dobëtit. Sepse përfiton më shumë nëse je në krahun e të fortëve. Për shkak të indiferencës, për shkak të frikës.

10980484 95da 4c7b Add6 A3232b1e945f
10980484 95da 4c7b Add6 A3232b1e945f

Historia na mëson të empatizohemi me dhimbjen e të tjerëve, e admirojmë dikë që ngre zërin kundër dhunës, por ajo kurajo që ai që ngre zërin tregon, ka një kosto të lartë. Në Bibël, përshkruhet qartë historia e një të pafajshmi që ishte në kryq, përshkruhen gjithashtu dhe tërësia e reagimeve të pashmangshme: tundimi i pushtetit, komoditeti i speaktatorit neutral, frika nga hakmarrja.

Juda, ndjekësi jo besnik i Jezusit, i vë çmim tradhtisë së tij: ¨Çfarë do më jepni nëse jua dorëzoj? ¨, e negocion dhe shpërblimin që do të merrte. Pilati mendon që Jezusi duhet lënë i lirë sepse është i pafajshëm por ndërkohë nuk bën asgjë për ta mbrojtur.

Pra Pilati doli i larë dhe për më tepër shtoi: ¨Nuk mund ta mbaj fajin e gjakut të këtj të pafajshmi¨. Episodi më emocionues është ai me Pjetrin, i cili ishte betuar ta mbronte Jezusin deri në fund: ¨Edhe nëse do të më duhet të vdes bashkë me ty, kurrë nuk do të mohoj¨.

Kur e arrestojnë Jezusin, Pjetri ndjek lëvizjet që bëhen prej së largu por një shërbëtore e njeh: ¨Ti ishe me atë nga Galilea¨. Në atë moment Pjetri e mohon Jezusin duke thënë: ¨Nuk e di për çfarë e ke fjalën¨. Përsëriti: ¨Nuk e njoh atë njeri¨. Dita agon dhe Pjetrit i kujtohen fjalët e Jezusit në darkën e fundit: ¨Përpara se gjeli të këndojë do më mohosh tre herë¨. Ai arratiset i turpëruar, kulmi i skenës është kur një burrë që po kalonte po qante.

Që në mitet antike ekzistonin hierarki edhe në mëshirë; qan Akili, qan Elizeu, qan Eneas. Dhimbja e heronjve, mbretërve, luftëtarëve të mëdhenj meritonte respekt.

Tragjedia siç shkruante Aristoteli, merreshte me fisnikët, ndërsa komedia me jetën e njerëzve të nivelit të ulët. Dramat dhe shqetësimet e njerëzve të thjeshte trajtoheshin me humor. Banorët e teatrove të Aristofanit janë djem të hedhur e borxhlinj që ja dalin duke mashtruar, fshatarë të lodhur nga luftërat, mashtrues të ndryshëm apo amvisa që shpallin grevë seksi.

Njerëz që zbavisin dhe që janë qesharakë njëkohësisht.
Ndaj është revolucionar fakti që në një konflikt ku është i përfshirë Mesia, autoritetet romake, priftërinj të lartë, ai që rrëfente ngjarjet i kthen sytë ndaj një njeriu të gjorë.
Në veprën e tij ¨Erbarme dich¨, bazuar në vargjet e ungjillit sipas Mateut, Bach e shëndrron ndëshkimin e peshkatarit të vjetër në një dhimbje universale: ai që nuk ka zhgënjyer ndonje të njohur për shkak të frikës, ai që nuk ka mbajtur premtimet, ai që nuk pendohet sepse ka tradhëtuar vetveten.
Irene Vallejo Shkrimtare Spanjolle, në vitin 2020 fitoi çmimin

Premio Nacional de Ensayo për librin e saj ¨El infinito de un junco¨, e pesta grua që ka fituar këtë çmim. Femra e parë filozofe që fitoi çmimin Celia Amorós në vitin 2006.

D3ec6dc3 074a 466d B84b 75ef405c5e9a 1
D3ec6dc3 074a 466d B84b 75ef405c5e9a 1

Artikulli u përkthye në shqip nga Albana Murra

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb