Finalja e Superkupës së Turqisë dhuroi një shfaqje të shëmtuar. Fenerbahce në fakt vendosi të largohej nga fusha në minutën e 3-të, pasi Mauro Icardi kishte kaluar në epërsi Galatasarayn në minutën e 1-të.

Fenerbahce zgjodhi të luante me ekipin U-19, një vendim i marrë pas incidenteve në Trabzon dhe gjithashtu pas kërkesës për të zhvendosur ndeshjen (duke qenë se ishin ende në garë në Conference League). Galatasaray fitoi Superkupën në një situatë jo të zakonshme, teksa festuan në fushë sikur gjithçka të kishte ndodhur rregullisht.

Dy rivalët e mëdhenj të kampionatit duhej të përballeshin më 29 dhjetor të kaluar në Riad, por ndeshja nuk u luajt për shkak të një incidenti diplomatik mes Turqisë dhe vendit që duhej të priste sfidën. Kriza me sa duket u krijua nga ndalimi i autoriteteve lokale për të  zbritur në fushë me pankarta dhe bluza që kanë për referencë themeluesin dhe presidentin e parë të Republikës Turke, Mustafa Kemal Ataturk.

 

 

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: