E pabesueshme ajo që ndodhi në Turqi, në finalen e Superkupës, ndërmjet Gallatasarit dhe Fenerbahçes, një finale që zgjati vetëm 3 minuta. Në shenjë proteste, Fenerbahçe kishte hedhur në fushë ekipin U-19. Pas vetëm një minutë, Icardi kaloi Gallatasarin në avantazh, ndërsa në minutën e tretë, drejtuesit e klubit tërhoqën ekipin nga fusha. Gallatasari zhvilloi më pas një seancë stërvitore mes tyre.

Sipas mediave turke, ky vendim i Fenerbahçes ishte në shenjë proteste ndaj Federatës turke pas incidenteve të ndodhura në fushën e Trabzonsportit, ku ekipi i tyre u dhunua në fushë nga tifozët. Gjithashtu, një tjetër arsye, ishte refuzimi që i bërë Federata duke mos pranuar kërkesën e tyre për të shtyre këtë finale, në një kohë Fenerbahçe është në garë në Conference League. Kjo finale ishte parashikuar të luhej me 29 dhjetor në Riad, por ndeshja u anulua pas një incidenti diplomatik në Arabinë Saudite ku nuk u lejuan simbolet e Mustafa Kemal Ataturk, presidenti i parë i republikës turke.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb