Recete nga znj Eneida
Përbërësit

4 speca me ngjyra
1 patëllxhan
1 karotë
1 kungull
200 gr gjizë
3 vezë
3 domate të buta
Kripë/ Piper të zi
Majdanoz
Vaj ulliri

Përgatitja
Perimet i presim për së gjati të gjitha dhe i vendosim në një tavë në furrë të piqen me pak vaj ulliri sipër në 200 gradë.
Më pas i kalojmë në tigan me pak vaj ulliri dhe shtojmë domatet e grira në rende.
I lëmë të skuqen bashkë dhe shtojmë gjizën. Pas gjizës shtojmë vezët e rrahura, kripën dhe erëzat.
Gatuajmë deri sa të shohim që gatimi ka nxjerrë yndyrën sipër.

(BalkanWeb/News24)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb