Edhe Sir Alex Ferguson është kundër trajnerit Solskjaer për lënien në stol të Cristiano Ronaldos në ndeshjen e fundit të Manchester United kundër Everton, ku Djajtë e Kuq nuk shkuan më shumë se një barazim 1-1.

Portugezi hyri në fushë pak minuta para barazimit të Toënsend, i cili më pas festoi golin duke imituar “siuuuu” e famshme të pesë herë fituesit të “Topit të Artë”. Në tribunën VIP të “Old Trafford” ishte edhe Sir Alex Ferguson. Biseda mes dy të fundit u dëgjua dhe u zbulua nga mediat britanike.

Solskjaer shpjegoi se e la yllin e tij jashtë për të pushuar, pas angazhimeve në Ligën e Kampionëve, por ky sqarim nuk ishte i mjaftueshëm për kritikët e shumtë. Ndër të cilët tani duket se do të shtohet edhe trajneri legjendar i “Djajve të Kuq”.

“Unë mendoj se kundërshtari e pa që Ronaldo nuk po luante dhe mori zemër…”, – mësohet të ketë thënë Ferguson, duke shprehur mendimet pse Manchester United nuk arriti të fitonte të dielën e kaluar: “Unë e di se e kurseu fizikisht, por gjithmonë duhet të filloni me lojtarët tuaj më të mirë”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb