TIRANE-Vijojnë akuzat në distancë mes deputetit të PD Ervin Salianji dhe deputetes së PS Klotilda Ferhati (Bushka) lidhur me akuzat se bashkëshorti i kësaj të fundit ka dhjetëfishuar të ardhurat në këto 4 vite në biznesin e tij.

Pas deklarates  së Klotilda Ferhatit, e cila tha se do të hedhë në gjyq PD për shpifje, deputeti i PD, Ervin Salianji ka reaguar sërish në Facebook dhe ka nxjerrë grafikun e të ardhurave të kompanisë së bashkëshortit të deputetes së PS, Altin Bushka.

Sipas Salianjit, ai ka përfituar me tendera publikë 3 miliardë e 500 milionë lekë nga paratë e shqiptarëve.

Statusi i Ervin Salianjit:

Fakte jo broçkulla!

Ja sa eshte fryre deputetja e Ramës.
10 fish të Ardhura gjatë qeverisjes së Ramës.
3.5 miliardë lek që nuk jane per bizneset e njerezve “te thjeshte”.
Bushka- Ferhati nje nga rastet e nginjura qe shqepen me para të shqiptareve dhe bejne te pervuajturin ne publik.

Cilido mund ta shohë qartë fryrjen me para te kompanise së Bushkës së Ramës.

Vetingu do ti shpetoje shqiptarët nga Shushunjat e politikës.

42497141 1963563070332826 8518984992150257664 N
42497141 1963563070332826 8518984992150257664 N

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb