JAPONI- Një ndërmarrje japoneze njoftoi sot se do të hedhë në treg për herë të parë fermën me cikël të plotë të automatizuar, ku robotët do të kryejnë gjithçka, që nga vaditja deri tek vjelja e produkteve.

Nga periudha e tanishme deri në mesin e vitit 2017, kjo pajisje e mbyllur do të prodhojë 30.000 tufa sallate në ditë, sqaroi shoqëria “Spread” me seli në Kioto me synim prodhimin deri në gjysmë milioni çdo ditë për pesë vitet e ardhshme.

Kjo fermë, me një sipërfaqe rreth 4.400 metra katror do të instalojë pajisje në formë tablete nga niveli më i ulët në terren deri në sipërfaqe, mbi të cilat do të rriten lloje të ndryshme sallatash.

“Drithërat do të vijojnë të mbillen manualisht, por pjesa tjetër e procesit duke përfshirë korrjen do të kryhet nga robotët”, deklaroi për median një nga zyrtarët e firmës, Koji Morisada.

Një nga idetë më vendimtare do të jenë fermat vertikale. Kjo firmë japoneze ka në plan që të prodhojë më shumë se 10 milionë tufa sallate jeshile në vit duke zëvendësuar fermerët me robotë. Sipas saj fabrika robotike do të jetë gati në vitin 2017.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: