TIRANË- Krejt e lirshme, me një fustan floral deri në fund të këmbëve ambasadorja e Bashkimit Evropian në Tiranë Romana Vlahutin duket se e ka harruar për pak orë diplomacinë për t’u shfaqur e shkujdesur në festën e 4 korrikut të organizuar nga ambasada amerikane.

Pas vendimit për negociatat, Vlahutin, e cila do të largohet këtë verë nga Shqipëria shfaqet e relaksuar teksa shijon ritmet Blues të mbrëmjes dhe madje kërcen me kolegët e saj.

Për një moment duket se flet diçka me ambasadorin e Suedisë Johan Ndisi e më pas vijon mbrëmjen duke kërcyer. Megjithëse kërkon t’i shpëtojë paparacit, “BalkanWeb” ka mundur të kapë disa sekuenca të saj.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb