Nata e parë Festës së Këngës Shqiptare transmetohet në News 24 këtë të shtunë në orën 22. Emra të fondit të artë të këngës dhe të rinj, ngjiten në një skenë për të përcjellë mirënjohje dhe shpresë. Festa e këngës që organizohet nga Gjergj Leka nisi me një homazh e nderim për ata që humbëm.
“Në rastin e Kujtim Alisë Alisë dhe Sherif Merdanit t’u japim respektin e fundit dhe duartrokitjen e fundit. Është i detyrueshëm homazhi për ta, është detyrë e çdo artisti”, tha Leka.

Në edicionin e saj të dytë, këngëtarët e rinj dhe emrat e njohur ishin bashkë, jo vetëm për të përballur kohët e këngët, por edhe për të lidhur brezat. Ndonjëherë edhe për të kujtuar miqtë me të cilët kemi histori personale duke pasur familjen e te ndjerit ne publik. “Unë e kam adhuruar Petrit Rukën për penën e tij dhe e kam njohur nga Aleksandër Lalo. Në një moment mendova se kishte shkruar një poezi që më dukej se ma kishte dedikuar mua ‘Një Ëndërr Hua’ . Unë duke pasur atë diferencë moshe që kam me shoqen time, thashë se e ka për mua. Dhe e kisha në planet e mia për ta muzikuar. Ndodhi ajo që ndodhi me Petrit Rukën dhe unë e mnuzikova”, tregon kantautori Leka.

Ai ribashkon në festival bashkëpunëtorë të hershëm kohësh të vështira si kompozitori Enver Shengjergji dhe këngëtarja Alida Hisku.

“Enver Shëngjergji dhe Alida Hisku kanë punuar në periudhat më të vështira të këngës shqipe, kur u dënua kënga shqiptare bashkë me autorët e saj dhe sikur i ka ndjekur kjo gjë. Ka edhe shumë gjëra të tjera që publiku nuk i di dhe unë nuk do t’i them këtu për të ruajtur një privatësi të Enverit dhe Alidës. Por më besoni që kanë qenë momente të vështira ndaj risjellja e këtyre këngëve ka qenë detyrë nga ana ime”, tha Leka.

Bashkia e Tiranës ka ndihmuar financiarisht festivalin ndërsa Ylli Merja, njërin prej kompozitorëve si Shëngjergji, jo vetëm në kurim por edhe me orkestrim këngësh. Festa e këngës shqiptarë është një kontribut në muzikë në formimin skenik të këngëtarëve të rinj dhe ruajtjen e arkivave të humbura.
Ora e transmetimit të festivalit për tri të shtuna do të jetë 22.00 dhe ritransmetimi, të dielave ora 14.30. Nga data 9 tetor, në ekranin e News24.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: