Siç e do tradita, para dasmës dhëndri dhe nusja bëjnë festën e tyre të beqarisë. Por siç duket kjo e Luizit ka qenë e organizuar deri në detaj.

Vëllai i madh i ka sjellë banorit të Big Brother Vip surprizë disa striptiste, pak para dasmës që do të mbahet ditën e shtunë. Ndërkohë, vajzat sexy kanë kërcyer për Luizin e Kristin duke dhuruar atmosferë. Shtëpisë i janë bashkuar edhe ish-banorë duke kërcyer e duke pirë.

Nga ana tjetër, Kiara Tito që bëhej xheloze për komentet e Luizit ndaj Keisit dhe veprimet e tij me Jorin, këtë herë duket se e ka marrë me sportivitet. Pamjet i publikoi në rrjete sociale duke shkruar: “Më fusni në shtëpi tani!” por i shoqëroi me disa emoji ‘fytyra duke qeshur’.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: