Paul Pogba nuk është vetëm një lojtarë i mirë, por edhe në çështjen e marketingut qëndron shumë lart. Kjo edhe falë festimit të golave që ai shënon. Por për Pogban duket se ky stil festimi nuk është më i pelqyeshëm, ndaj po mendon për një tjetër.

Së bashku me Lingard, mesfushorin tjetër të Manchester United, francezi duket se ka shpikur një kercim të ri që pritet të shfaqet sa herë që kjo dyshe do të festojë golat e realizuar në “Premier Ligë”, raporton “SPORTbible”.

Nëse United mban këtë ritëm rezultatesh, këtë festim pritet t’a ndeshim shpesh në fundjavë, pasi aftësitë e Pogbas dhe më pak të Lingardit, t’a mundësojnë këtë kënaqësi.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb