Recetë nga znj Eneida
Përbërësit

2 patëllxhanë të mëdhenj
200 gr mish të grirë
1 qepë të thatë
2 lugë salcë domatesh koncentrat
1 domate të freskët në kubikë
1 hudhër të freskët
Majdanoz të freskët ose të thatë
1 lugë të vogël nenexhik
Piper të zi
Kripë
Vaj ulliri
20 gr djathë gouda

Përgatitja
Patëllxhanët i presim në feta, i spërkasim me vaj ulliri dhe i pjekim për 20 minuta me 200 gradë.
Në një tigan me vaj ulliri skuqim qepën, shtojmë mishin e grire, hudhrën, salcën e domates, majdanoz, nenexhik, piperin e zi dhe kripën. I gatuajmë bashkë dhe i heqim nga zjarri.
Vendosim 3 feta domate në tavë. Mbi to shtojmë kimanë. Vendosim prapë nga një fetë sipër. Shtojmë kima dhe djathë të grirë. Vazhdojmë me shtresë tjetër dhe në fund shtojmë vetëm djathë. I vendosim në furrë me 200 gradë për 25 minuta afërsisht.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb