FIER-Kandidati për kreun e bashkisë Fier nga PSD Albert Çaçi ka dalë në një konferencë për shtyp para medias ku ka pohuar se nuk e shikon veten me rivalë por për të sjellë një alternativë për qytetarët fierakë të cilët janë të zhgënjyer nga qeverisja socialsiste.

Ishin tre mijë fierakë që dhanë firmat që ai të shpallte kandidaturën për kreun e bashkisë Fier në 21 qershor. “Ata janë të majtë , të djathtë dhe pa parti politike, dhe le të fitojë më I miri” , ka pohuar Çaçi.

Çaçi më poshtë ka pohuar se : “ Për herë të parë në Fier dalin kandidatura me potencial për kreun e bashkisë Fier si nga e majta dhe e djathta , pra kemi të bëjmë me dy juristë dhe një ekonomist që është administrator shumë I mirë. Jemi tre ish deputetë, ku njëri ka qenë ministër dhe unë zëvendës ministër”.

“Së bashku për Fierin” , ky është slogani që kandidati Çaçi do të përdorë në fushatën e tij elektorale. Për mbështetjen e Dritan Priftit , Çaçi ka pohuar se : “ Eshtë një figurë politike që ka ende shumë për ti dhënë politikës shqiptare dhe është nder që ka mbështetjen e tij.

(a.n/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: