FIFA nuk ka ndërmend që t’i vendosë limite sezonit aktual dhe as merkatos që do të vijë, por qeveria e futbollit botëror ka kushtet e saj në një kohë që bota po përballet me pandeminë e koronavirusit dhe kushti numëri një i saj është shëndeti i të gjithëve.

“Futbolli në këto kohë nuk është prioritet dhe nuk duhet të vëmë askënd nën presion. Derisa të ekzistojë rreziku nuk do të luhet dhe do të presim dy-tre javë, do të presim kohën e nevojshmë”, thotë Xhani Infantino, presidenti i FIFA-s, gjatë një lidhjeje të drejtpërdrejtë në Instagram me Ronaldon.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb