Nga “djall” në “engjëll”, brenda pak muajsh Eraldo Çinari, bëri gjithçka në shtëpinë e kuqe, duke i bllokuar fillimisht merkaton, një vendim i FIFA-s që vendosi në pikëpyetje të gjithë sezonin, dhe duke u kthyer në pas në protagonistin kryesorë me golat e tij, në derbi dhe jo vetëm. Sulmuesi shkodran mund të konsiderohet pa frikë si një blerje e bujshme për Partizanin pasi tashmë për kartonin e tij ka një interesim të madh, një lojtarë që mund ti sjell arkave të klubit një shumë të konsiderueshme.

Cinari
Cinari

Sipas mediave në Azerbajxhan, për sulmuesin e Partizanit ka një interesim nga disa klube, përfshi këtu edhe Qarabag. Gjigandi azer po ndjek me interes paraqitjet e sulmuesit dhe në verë mund të paraqiten në kryeqytet me një ofertë konkrete. Pavarësisht se qëndroi për afro gjashtë muaj pa luajtur asnjë ndeshje zyrtare, Çinari u rikthye shumë shpejt në një pikë referimi në skemat e Ilir Dajës. Shkodrani po gjen formën e tij më të mirë, duke qenë vendimtarë për ekipin e tij, ashtu siç ndodhi edhe në sfidën e fundit kundër Kukësit.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb