Një proces i ri konsultimi mund të hapet së shpejti në FIFA për mënyrën se si drejtohet organizata. Presidenti Gianni Infantino u është drejtuar 211 federatave anëtare me një letër, përmes së cilës ka propozuar zhvillimin e diskutimeve mbi reformimin e qeverisjes së institucionit.

“Do të propozoj që Këshilli i FIFA-s të organizojë një konsultim të drejtpërdrejtë, të strukturuar dhe të kufizuar në kohë me konfederatat, shoqatat anëtare dhe palët e interesuara mbi mënyrat për të forcuar më tej proceset e vendimmarrjes së FIFA-s”, shkroi Infantino.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb