TIRANE

Mbrëmjen e djeshme është mbajtur nata e katërt e spektaklit të Big Brother Albania VIP. Në këtë mbrëmje është bërë edhe eleminimi i parë për këtë sezon, i cili është shkrimtari Elhaid Cufi.

Ndërkohë në fund të spektaklit është diskutuar edhe një herë raporti mes banorëve Fifi dhe Granit Canës, të cilët dyshohet se janë duke krijuar një lidhje.

Teksa Arbana dhe opinionistët kanë filluar të pyesin Fifin lidhur me këtë çështje, këngëtarja e hitit “Akoma” në një moment u emocionua duke kujtuar familjen e saj.

“Kisha parë ëndërr një natë përpara dhe mundohesha të kujtoja se çfarë kam, sot në mëngjes më pas më është kujtuar ëndrra që kam parë. Ndërkohë kam edhe një çik presion prej pjesës që kam 10 ditë pa kontaktuar me të familjes, qysh i kam lënë ata jashtë. Njerëzit që më njohin mua e dinë që unë e mbaj familjen dhe më mungon të folurit me nënën time edhe babain tim. Realisht, po dua të di a janë mirë edhe a kanë nevojë për diçka”, ka thënë mes lotësh këngëtarja nga Kosova.

Ndërkohë ka qenë prezantuesja e programit, Arbana Osmani, ajo e cila e ka qetësuar Fifin duke i kumtuar lajmin se familja e saj janë mrë dhe familjet e të gjithë banorëve janë mirë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: