Shkollat ​​në Afganistan janë rihapur për vitin e ri akademik, por qindra mijëra studente vajza mbeten të ndaluara të ndjekin mësimet pasi autoritetet talebane ndalojnë frekuentimin e tyre në shkollën e mesme.

Lajmi u bë ditur nga ministri i arsimit Habibullaj Agha, i cili konfirmoi se shkollat deri në klasën e gjashtë ‘aktualisht do të jenë të hapura për vajzat’. E vetmja mundësi për vajzat, është të ndjekin shkollat islame.

Që me pushtimin e Afganistanit nga talebanët kanë ndalur gratë nga arsimi universitar në dhjetor, teksa kanë deklaruar se do të rihapen shkollat e mesme për të gjitha vajat kur të enë plotësuar ‘kushtet’. Kjo do të thotë rimodelim të planit të programit sipas linjave islame.

Afganistani është i vetmi vend në botë që ndalon vajzat të shkojnë në shkollë. Ato janë të përjashtuara edhe nga jeta publike si dhe të detyruara që të mbulohen si dhe të mos punojnë, por të qëndrojnë 24/24 në shtëpi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: